“Nëse nuk e mbaj premtimin për rritje të pagave, deklaroj publikisht se nuk do të rri kryeministër” – Bedri Hamza tregon për cilat kategori do të ketë rritje – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Nëse nuk e mbaj premtimin për rritje të pagave, deklaroj publikisht se nuk do të rri kryeministër” – Bedri Hamza tregon për cilat kategori do të ketë rritje

    Insajderi
    23 January 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, rideklaroi edhe sonte në Pressing në T7 se në rast se nuk i rritë pagat brenda muajve të parë të qeverisjes së tij, atëherë nuk do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit.

    Ai dha detaje se kush do të përfitojë nga rritja e pagave.

    “Pagat kanë me u rritë 50% për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierët, mjekët, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, shërbimin korrektues, shërbyesit civil, për të gjithë kanë me u rritë pagat për 50 %. Për një dallim ata që janë të emëruar politik, atyre nuk ju rriten pagat 50%, atyre iu rritet paga 30% (ministrave, këshilltarëve etj)”, tha Hamza në Pressing, transmeton Express.

    “Publiksiht jam deklaru, nëse pagat nuk rriten brenda vitit të parë, në muajt e parë të mandatit, unë si kryeministër ju siguroj që me datën 31 dhjetor, unë nuk rri kryeministër i këtij vendi. E kam premtu, nuk du me qenë i papërgjegjshëm”, deklaroi Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark