"Nëse nuk do të ishte UÇK-ja, edhe Kosova do të kishte një Srebrenicë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse nuk do të ishte UÇK-ja, edhe Kosova do të kishte një Srebrenicë”

    Insajderi
    11 July 2016 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

    Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme dhe e papranueshme.

    “11 korriku 1995 mbetet ditë kujtimi dhe dhembjeje, sepse kujtojmë Srebrenicën, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.”

    “Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme, e papranueshme. Edhe ne ishim viktimë e këtij mentaliteti, por, falë UÇK-së dhe aleatëve tanë, u shmangën përmasat e gjenocidit të tillë”, ka thënë Veseli.

    Sot janë përkujtuar viktimat e Srebrenicës në Bosnje, pasi u bë 21 vjetori i masakrës serbe në Srebrenicë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark