×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nëse pagat nuk dalin, SBASHK do ta merr këtë vendim

    Insajderi
    05 October 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë dje se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.

    Jasharaj tha se vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë e cilësojnë si dëshirë të kësaj të fundit për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar qëndrimin e ekzekutivit kundër ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu të martën, kur ka shpërndarë shkrimin e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, pikërisht për këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se komunat, si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk i kanë dërguar të dhënat për mësimdhënësit në Ministrinë e Financave, derisa ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat.

    “Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar ministrja Nagavci, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ajo shtoi se sot do ta publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Mbi këtë vendim, Nagavci shkruan se do të ketë kompensim, por për punën e bërë.

    Kjo deklaratë e saj vjen pasi Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë ekzekutim të pagave për muajin shtator për grevistët.

    Më vonë gjatë ditës, Nagavci ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.

    Në kuadër të këtij vendimi, MASHTI i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit.

    Sipas propozimit të saj, se në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans.

    Por nga SBASHK gjatë ditës së djeshme kanë thënë janë kundër kompensimit të orëve të humbura.

    Ata kanë thënë se ky vendim është kundër kontratës kolektive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark