"Nëse qeveria e re siriane kërcënon..."- Netanyahu lëshon një paralajmërim të rreptë për udhëheqësit e rinj sirianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nëse qeveria e re siriane kërcënon…”- Netanyahu lëshon një paralajmërim të rreptë për udhëheqësit e rinj sirianë

    Insajderi
    10 December 2024 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli dëshiron të krijojë marrëdhënie të mira me qeverinë e re siriane, tha të martën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, teksa paralajmëroi se shteti i tij do të përgjigjet me forcë ndaj çdo kërcënimi të sigurisë.

    Nëse ai regjim lejon që Irani të rifutet në Siri, ose të mundësojë transferimin e armëve iraniane ose të ndonjë arme tjetër te Hezbollahu, ose të na sulmojë, ne do të përgjigjemi ashpër dhe do ta bëjmë atë të paguajë një çmim të rëndë”, tha Netanyahu.

    Ajo që ndodhi me regjimin e mëparshëm do të ndodhë edhe me këtë regjim“.

    Ai gjithashtu këmbënguli se Izraeli nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë, por synon të shtojë sigurinë.

    Netanyahu tha se ai autorizoi forcat ajrore për të goditur asetet ushtarake që ushtria e shembur siriane la pas për të parandaluar që ato të binin në duart e atyre që ai i përshkroi si xhihadistë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark