×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

    Insajderi
    02 July 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

    Në njoftim thuhet se ai dyshohet për përfshirje në vepra penale, por që nuk specifikohet se për çka, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Policia e Kosovës, (DRP Mitrovicë Veri), mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, paraqet fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprimtari penale. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark