Nëse shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

    Insajderi
    06 February 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës është në kërkim të një personi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, të ndodhur më 10 gusht të vitit të kaluar në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    -Personi  kërkohet , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhe me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziut” në Prizren.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192”, thuhet në njoftimin e PK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark