“Nëse vazhdon zhgënjimi i ShBA-ve, është rrezik që me na karantinuar si shtet” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nëse vazhdon zhgënjimi i ShBA-ve, është rrezik që me na karantinuar si shtet”

    Insajderi
    14 November 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar pse ShBA-ja i ka kërkuar Kurtit, që ta shtyjë edhe për 10 muaj çështjen e targave të paligjshme “KM”.

    Sipas Haradinaj-it , “nëse vazhdon zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, është rrezik që me na karantinuar si shtet”.

    “Kurti nuk e ka lejuar që bashkësia ndërkombëtare të marrë një përgjigje të qartë nga Serbia lidhur plani franko-gjerman. Nëse Serbia kishte për të refuzuar me një jo, atëherë me siguri bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste perspektivën e Kosovës në një forme të caktuar me shty disa qëllime për para edhe për këtë i ka kërkuar amerikanët herët Kurti që të mos e nxit këtë çështjen e targave të paligjshme “KM” sepse kanë dashur ta ruajnë fokusimin të marrëveshja të plani Kryesor”, ka deklaruar Haradinaj.

    I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Amerika nuk e lejon që situata të përshkallëzohet situata do ta nxjerr qeverinë nga kjo situata para datë 21 nëntor.

    Haradinaj, ka folur për kërkesat Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar ministrave të Qeverisë Kurti II, ku i ka kërkuar që të rrinë Kosovë edhe të mos udhëtojnë drejtë ShBA-së.

    Sipas tij, ai nuk kishte pasur penalizmi sa kishte qenë kryeministër i vendit edhe as qeveria e tij, por sipas tij koha më nuk është e njëjtë.

    “Nuk ka pasur, edhe nuk ka qenë situata e njëjtë, jemi duke folur për kohëra të tjera. Nuk është as Evropa as Ballkani e as Kosova, por as ShBA-ja e njëjtë pas luftës në Ukrainë duhet at kuptojmë se skam më durimi edhe për këtë arsyeje e kemi propozuar një rezoluta me katër pika”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark