Nëse vjen në pushtet, Sali Berisha premton shtetësi shqiptare për çdo kosovar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nëse vjen në pushtet, Sali Berisha premton shtetësi shqiptare për çdo kosovar

    Insajderi
    02 July 2022 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se nëse vjen në pushtet do t’ia ofrojë mundësinë çdo kosovari ta marrë shtetësinë shqiptare ose t’i mbajë të dyja, si synim që siç thotë ai për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

    Berisha mbajti të shtunën një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës dhe u pyet për marrëdhëniet e mundshme të reja mes Shqipërisë e Kosovës nëse vjen sërish në pushtet.

    Një ndër marrëveshjet e para që do firmos me Qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi”, u shpreh Berisha.

    Ish-presidenti i Shqipërisë ndër të tjera thotë se do t’i japë Kosovës ato që kryeministri aktual Edi Rama po ia jep Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark