Atlas kërkon heqjen e TVSh-së nga faturat nëse ZRrE e rrit çmimin e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atlas kërkon heqjen e TVSh-së nga faturat nëse ZRrE e rrit çmimin e rrymës

    Insajderi
    25 March 2025 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Atlas përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nëse ZRrE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, atëherë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në në faturat e rrymës.

    Gjithashtu, ky institut ka kërkuar zbatimin e opinionit të Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro, siç thuhet në reagim, të paguara padrejtësisht për konsumin e energjisë në veri.

    “Nëse ZRrE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 8% në faturat e energjisë elektike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumin e energjisë në veri”.

    “Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026”, thuhet tutje në reagimin e këtij instituti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark