
Nesër aksion i madh në Prishtinë, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal, kështu po njoftojnë nga Kompania Rajonale Ujësjellësi në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Aksioni pritet të fillojë nga ora 10:30.
“Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, mbi 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha”, thuhet në njoftim.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, bëhet me dije nga KRU Prishtina.
Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës.
Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.