×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahen dy seanca plenare – ja çka do të diskutohet

    Insajderi
    04 December 2024 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy seanca plenare do t’i mbajë Kuvendi nesër. E para që është vazhdim me pika të mbetura nga tetori e nëntori dhe e dyta seancë e re.

    Në të parën do të shqyrtohen 27 pika të rendit të ditës ndër to edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në seancën e dytë e cila do të fillojë nga ora 14:00 do të jenë për shqyrtim 28 pika të rendit të ditës ndër to marrëveshje ndërkombëtare, projektligje në lexim të parë e në lexim të dytë.

    Përveç seancës, deputetët këtë të enjte do të kenë angazhime edhe në komisione. Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës janë paraparë të mbahen mbledhje në katër komisione parlamentare.

    I pari takim do të jetë nga ora 09:00 ku Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

    Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë Planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025.

    Komisioni për Ekonomi do të shqyrtojë raportin me rekomandime në lexim të dytë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Gjithashtu do diskutohet “Vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe do të formojë panelet për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.

    Mbledhja tjetër do të jetë e Komisionit për Buxhet aty ku do të bëhet shqyrtimi i raportit me rekomandime për lexim të dytë i Projektligjit për Bankat, ai në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark