Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës

    Insajderi
    27 August 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër, më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë).

    Në këtë afat provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.

    “Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.

    Kandidatët po ashtu njoftohen se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë kandidati apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.

    MAShTI ka ftuar të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrat e testimit dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit dhe administratorët, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në frymën e barazisë për të gjithë pjesëmarrësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark