Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka paralajmëruar aksion protestues në sheshin”Skënderbeu” në Prishtinë, për të mërkuren me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Motoja e këtij aksioni është #Folmosutut, e cila ka për qellim kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.
AGK që në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile ka organizuar këtë protestë, fton të gjithë anëtarët, gazetarët, pjesëtarët e shoqërisë civile si dhe të gjithë ata që kërkojnë respektimin e lirisë së shtypit dhe shprehjes në vendin tonë.
Aksioni protestues #Folmosutut nisë nga ora 12:00.