Nesër mbahet takimi i dytë nga ambasada e SHBA-së për Asociacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nesër mbahet takimi i dytë nga ambasada e SHBA-së për Asociacionin

    Insajderi
    08 February 2023 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pozitë, opozitë dhe shoqëri civile para një jave ishin në pjesë e diskutimit të rëndësishëm për Asociacionin.

    Ata ishin të ftuar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

    Kjo ambasadë do të mbaj sërish takim për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Takimi do mbahet nesër nga ora 18:30 deri në ora 20:00..

    Pjesëmarrjes në këtë takim do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të partive politike

    Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se në takim do të marrë pjesë drejtori KDI-së, Ismet Kryeziu.

    Po mbahet nesër një takim nuk e di nëse vetëm Asociacioni do të jetë tema“. tha shkurt për Insajderin Haxholli nga KDI.

    Në takimin e fundit të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, Parlamenti e Qeveria, si dhe përfaqësues partiakë, shoqëri civile e ambasadorë.

    Takimi kishte zgjatur për dy orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark