Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njoftoi se 24.000 doza të vaksinave “AstraZeneca” do të mbërrijnë nesër në vend.
Vaksinat u siguruan nga Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizmit COVAX.
“Vaksinat e sigurura përmes mekanizmit COVAX janë aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si organizata udhëheqëse e sistemit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që merret me çështjen e sigurisë së vaksinave”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 44,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit kanë mbërritur në Malin e Zi, nga të cilat 30.000 doza të vaksinës kineze Sinopharm dhe 14.000 doza të vaksinës ruse Sputnik.