
Nesër do të mbahet mbledhja e rregullt e Odës së Avokatëve të Kosovës.
I gjithë procesi do të nisë rreth orës 10:00, ndërsa në rend të ditës do të jenë tetë pika.
Gazeta Insajderi merr vesh që këtyre pikave, disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që mund të çojë në tensione.
Një nga pikat që po ashtu pritet të kundërshtohet është edhe rritja e çmimit të anëtarësisë nga 260 në 300 për një vit, ndërsa vërejtje të theksuara avokatët kanë edhe në raportet financiare dhe mënyrën e shpenzimit të fondeve.
Insajderi ka siguruar një seri komunikimesh që për shfaqin përplasje e akuza të rënda mes avokatëve, çështje këto që pritet të diskutohen në Kuvendin e së shtunës.