Nesër 'mblidhet' Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër ‘mblidhet’ Kuvendi

    Insajderi
    23 August 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në tentimin e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.

    Seanca e nesërme është thirrur nga ora 11:00, ku edhe pas aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje akoma s’ka arritur ta zgjedh kryetarin apo kryetaren e re.

    Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.

    Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën, e që në sy ra Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk mori fare pjesë në votim për Gërvallën.

    Ndërsa, në seancën e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark