Nesër mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, punëtorët hyjnë në grevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, punëtorët hyjnë në grevë

    Insajderi
    28 February 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se nesër nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë.

    Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

    Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

    “Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark