Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik

    Insajderi
    27 May 2016 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, pohoi se takimi i radhës mes palës kosovare dhe asaj serbe do të mbahet nesër, në të cilin do të diskutohet për çështjet e telekomit, praktikisht për çështjen e kodit telefonik.

    Përmes telefonit, Tahiri ka thënë për KosovaPress, se obligimet e pazbatuara janë nga pala serbe, nga të cilët, presin nesër që të dëgjojnë hapat që kanë ndërmarrë, lidhur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, të arritura që nga viti i kaluar.

    Sipas saj, pala kosovare ka kryer obligimet, ndërsa pret nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion tek pala serbe, në mënyrë që marrëveshjet të gjejnë zbatimin e duhur.

    “Nuk e dimë çfarë informacionesh do të marrim nga pala e Serbisë por ne mendojmë që kjo çështje është në duar të Bashkimit Evropian, i cili është garantues i dialogut dhe duhet të bëjë presion”, ka thënë Tahiri për KosovaPress.

    Ndërsa, sa i përket dështimit të dialogut për kadastër, ajo tha se BE-ja ka marrë qëndrim që të zhvillojë një dialog bilateral, duke udhëtuar në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të hartohet plani i duhur për zbatimin e asaj marrëveshje./KP

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark