
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel më palën serbe, ku do të diskutohet çështja e kodit telefonik për Kosovën.
“Takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullakoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës do të qëndrojë në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Megjithatë, ministrja Tahiri shprehu optimizëm që procesi i bisedimeve nesër do të japë rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar +383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës.
Në delegacion është bërë e ditur se do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-së./Insajderi.com