×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjeter” zbulohen mesazhet që e “fundosën” Ilir Metën

    Insajderi
    22 October 2024 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje janë zbuluar nga zbardhja e dosjes hetimore të kryer nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta për aferën CEZ-DIA.

    Në dosjen hetimore dalin biseda të Metës me Kastriot Ismailajn.

    Nga tabulatet telefonike rezulton se Meta i ka dërguar një mesazh Kastriot Islamajt ku i kërkon të takohet patjetër pasi i nevojiten para (përmend shifrën 200 mijë).

    “Këto të dhëna të administruara, çojnë në konkluzionin se mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta (Metaj) ka patur një marrëdhënie të ngushtë, dhe kjo shpjegohet nga numri i konsiderueshëm i komunikimeve mes tyre, dhe për më tepër në dy numrat celularë në përdorim të të gjykuarit Kastriot Ismailaj. Rezulton se personi nën hetim Ilir Metaj dhe shtetasi Kastriot Ismailaj gjatë periudhës Prill 2010-17 Shtator 2010, kanë komunikuar mes tyre në të paktën 115 raste (me të dy numrat celularë në përdorim të Kastriot Ismailaj). Periudha në fjalë korespondon me kohën kur fillon të diskutohet dhe më pas krijohet shoqëria “DIA” për të përfunduar në datën 17 Shtator 2010, ku tashmë Meta ishte bërë Ministër i Energjisë.

    Në kuadër të hetimit, është bërë kqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 068231701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 2 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro””, thuhet në dosjen hetimore.

    Më tej theksohet se janë grumbulluar të dhëna dhe prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte shoqërinë “CEZ”.

    “Të dhëna në drejtim të përfitimit të parregullt. Nga hetimi i deritanishëm janë grumbulluar të dhëna dhe prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte shoqërinë “CEZ””, thuhet në dosje./ CNA

    “Duhet të takohemi patjetër, më duhen 200

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark