Shoqëria civile në Deçan kanë paralajmëruar protestë në zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitajt, pas lirimit nga të gjitha akuzat të Naser Pajazitajt.
Protesta, që do të mbahet të mërkurën nga ora 20:00, do të përcjellët me simbolikën e qirinjve, në shenjë ndërgjegjësimi për institucionet.
“Shoqëria civile në Deçan, organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjëve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj. Protesta do të mbahet nesër, e mërkurë, në qendër të qytetit, në ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Naser Pajazitaj ka bërë të ditur se do t’i kërkojë 1 milion euro dëmshpërblim për kohën e kaluar në burg, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.