Insajderi sjell një hulumtim për historinë e hetimeve për krime lufte kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi ka qenë i dyshuar për kidnapimin e dy shqiptarëve në vitin 1998. Ata ishin mbajtur të burgosur në mënyrë të paligjshme në një burg të UÇK-së.
Hetimet kundër Thaçit i kishin nisur nga një prokuror i EULEX-it, bazuar në dëshmitë e dhëna nga viktimat. Por, ky hetim është mbyllur posa është ngarkuar një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale.
Çfarë kishin dëshmuar viktimat në OSBE dhe UNMIK?
Si ishte prezantuar Hashim Thaçi me dy emra tjerë, sipas dëshmitarëve?
Cili është prokurori vendës që mbylli hetimet kundër Thaçit?
A e ka bindur Thaçi njërin prej viktimave të tërhiqet nga dëshmitë e dhëna në UNMIK?
Çfarë kanë biseduar ata dy, në shtator të këtij viti në një takim të ndërmjetësuar nga një zëvendësministër i PDK-së?
Lexoni detajet e këtij hetimi dhe mbylljen e tyre në një hulumtim të Insajderit bazuar në dokumente dhe dëshmi të protagonistëve. /Insajderi.com