
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ngrohtë dhe me më shumë diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me më shumë vranësira. Dita relativisht e qetë me intervale me diell dhe vranësira kalimtare. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 20 gradë Celsius në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Marta sjellë mot me diell dhe të qetë, por vranësira priten në lindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë rritje para ardhjes së turbulencës nga Mesdheu.
Të mërkurën ende me intervale kohore me diell përderisa në disa rajone do të fillon shtimi i vranësirave. Në mbrëmje shtim dhe dendësim i vranësira dhe pritet të fillojnë reshjet e shiut. Në viset më të larta malore pritet të përzihen me borë
Të enjten pritet mot plotësisht i vranët, i ftohtë dhe me reshje të dendura shiu e reshje të dendura bore në viset malore. Me uljen e temperaturave reshjet mund të përzihen me borë edhe në viset kodrinore dhe ndoshta edhe disa vise më të ulëta në Rrafshin e Kosovës. Intensiteti i lartë i reshjeve mund të formojë shtresa bore përpos viseve malore edhe në disa vise tjera. Viset malore do të mbushen me borë. Reshjet më të dendura (shi-borë) priten mëngjesin-paraditen e së Premtes./MeteoBallkan