Nesër në Kosovë vjen një ndihmëssekretari i NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Kosovë vjen një ndihmëssekretari i NATO-s

    Insajderi
    28 August 2024 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë tha se zyra e tij në pak ditë priti disa zyrtarë të nivelit të lartë, ndërsa paralajmëroi se do të vijnë edhe mysafirë të ri.

    “Nesër për vizitë vjen Thomas Gofus, ndihmëssekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s dhe sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Kurti.

    Ai tha gjithashtu se javën e ardhshme në Kosovë do të vijnë dy ministra të Jashtëm nga vende anëtare të NATO-s, por pa e zbuluar se nga cilat vende.

    “Ndërkaq, javën e ardhshme do të mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s”, tha Kurti.

    Ai përmendi se në zyrën e tij shkoi për vizitë shefi i CIA-s, si edhe një admiral i KFOR-it. Kurti tha se në këto takime ka folur edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

    “Pas vizitës në SHBA, në harkun kohor të pak ditëve, mysafirë i kemi pasur në kryeministri shefin e CIA-s, William Burns dhe admiralin Stuart Munsch, i cili është komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë, të cilat ecin paralelisht në sundimin e rendit dhe ligjit dhe progresit demokratik dhe ekonomik”.

    “Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër, për të cilat jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë. Si për shembull trajtimin e draftit preliminar të qëndrueshmërisë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në BE”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark