Nesër në Kuvend nga ora 10 deri në 13:00 mbahen homazhe për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Kuvend nga ora 10 deri në 13:00 mbahen homazhe për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

    Insajderi
    11 June 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së nesërme në kuvendin e Kosovës, do të bëhen homazhe për ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi

    Në njoftim bëhet e ditur se homazhet bëhen nga ora 10:00 – 13:00 në hollin e Kuvendit.

    Ndryshe një nga vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë është ai për themelimin e Këshillit Organizativ për varrimin e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

    Në kuadër të këtij vendimi familjes Bukoshi i ndahen 10 mijë euro.

    “Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka: Themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, Familjes Bukoshi i ndahen 10,000 euro”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark