Gazetarët kosovarë janë ftuar nga Asociacioni i Gazetarëve që të protestojnë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, kundër cenimit të lirisë dhe shprehjes së gazetarëve.
Një deklaratë për media nga AGK pas mbajtjes së mbledhjes së Bordit i cili ka analizuar me vëmendje zhvillimet e fundit të cilat kanë cenuar rëndë lirinë e shprehjes dhe punën e gazetarëve në Kosovë
“Si pasojë e kësaj situate dhe me qëllim të kundërshtimit të veprimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror në raport me Gazetarët AGK fton kolegët gazetarë në një protestë paqësore, të martën në orën 11:30, para Objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbe në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.
Protesta vjen pas kërcënimit që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi, i cili kishte publikuar hulumtimin për migrimin ilegal të vëllait të kryeministrit në Gjermani dhe Francë.