Sipas njoftimit të ministrisë së Sportit, nesër në orën 11:00 në stadiumin e Prishtinës do të mbahet ceremonia e nënshkrimit, në të cilin do të marrin pjesë ministri Kujtim Shala, përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të FC Prishtinës.
Prishtina ditë më parë mori njoftim nga UEFA se nuk i lejohet të marrë pjesë në gara evropiane për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga institucioni më i lartë i futbollit.
Sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje për investitorë të rinj të investojnë në klub, pasi e vlerësojë si jo të mirë gjendjen në klubin e Prishtinës. /Insajderi.com