Nesër nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon”, në Rahovec - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Nesër nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon”, në Rahovec

    Insajderi
    10 May 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në rrjetin e tij në Facebook ka njoftuar se nesër do të fillojë Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2023.

    Tutje i pari i komunës së Rahovecit ka bërë të ditur se festivali do të mbahet në fshatin Dejnë të Rahovecit dhe do fillojë nga ora 19:00.  

    Festivali do të organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të “Java e dëshmorëve” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, ka thënë Latifi.

    Ndërsa për Festivalin Latifi ka thënë se është një ngjarje që nderon të gjithë ata që sakrifikuan për liri.

    “Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Latifi.

    Edicioni i 22-të i këtij festivali do të mbahet tre ditë duke filluar nga data 11 deri më 13 maj.

    Ky festival tradicional i përmasave kombëtare pasqyron vlerat e mirëfillta të folklorit tonë burimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark