Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

    Insajderi
    26 January 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të nisë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë.

    “Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë, Liridona Ademaj, fillon nesër në ora 11:00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,” ka shkruar ai.

    Leonard Ademaj ka theksuar pritshmëritë e larta të familjes për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

    “Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, shkroi ai në Facebook.

    Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por pas dy ditësh, Policia e Kosovës njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

    Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili jetonte me të në Suedi dhe kishte dy fëmijë. Murseli është ndër të akuzuarit për vrasjen e saj.

    Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk u bë i njohur gjatë konferencës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës më 15 janar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark