Nesër më 9 janar do të nis procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi.
Ai njoftoi se sot në rend të ditës KQZ-ja do ta ketë shqyrtimin dhe miratimin e dizajnit të fletëvotimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
““Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ-ja do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai për Klankosova.
Fushata zgjedhore nis më 11 janar dhe përfundon më 7 shkurt