Nesër fillon “Turtle Fest” në Drymades të Shqipërisë dhe përgatitjet për festivalin kanë kohë që kanë filluar ndërsa tashmë gjithçka është gati që të nisë edicioni i këtij viti.
Në këtë festival pritet të marrin pjesë 29 DJ, ku në mesin e tyre do të jenë, Leif Muller, Hito dhe Richie Hawin
Ardhjen në këtë festival e ka konfirmuar edhe legjenda e muzikës Londineze, Dave Mothersole, teksa për krah tij do performojnë edhe disa nga emrat më në zë të skenës lokale dhe rajonale si: ROBOTEK, MIRKO POPOV, URAN B., LIKATEK, DJ COOL, TATU, CHRISS V, etj.
Turtle Fest do të zgjasë tri ditë që nga dita e nesërme dhe do të jetë i hapur nga ora 12:00 të mesditës deri pas mesnate.
Në këtë festival përveç muzikë ofrohen edhe kokteje, aktivitete sportive, ku do ta bëjnë më atraktivë festivalin se herëve të tjera.
E konceptuar me dy skena dhe dy fasha orari, momenti kulmor i programit do jetë pikërisht perëndimi i diellit. Përpos skenës kryesore, dhe zonës për të bërë plazh, në “ishullin e breshkës”, hapësirën ku festivali do zhvillohet përgjatë tre ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të gjejnë pikërisht gjithçka u nevojitet, duke ndërthurur bukurinë e rivierës së pakrahasueshme shqiptare me aktivitete dinamike./Insajderi.com