Nesër pëfundon afati për certifikim, kanë aplikuar vetëm pesë subjekte politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër pëfundon afati për certifikim, kanë aplikuar vetëm pesë subjekte politike

    Insajderi
    10 December 2024 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi bëri të ditur se deri më tani kërkesat për certifikim dhe listat e kandidatëve për deputetë i kanë dorëzuar vetëm katër parti politike si dhe një iniciativa qytetare, të gjitha nga radhët e Komuniteteve.

    “Me numrin e përgjithshëm të deputetëve 134.  ubjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2. Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4. Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5. Narodna Pravda – 10 kandidatë; .Afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve dhe kërkesës për certifikim është data 11 dhjetor në ora 16: 00 dhe ky afat i vendosur nga ana e KQZ-së mbështetet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet pas procesit të dorëzimit të aplikimit të Listës së Kandidatëve , Zyra për Regjistrim të partive politike vazhdon me aktivitete të tjera siç është edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera me qellim të verifikimit të kandidatëve dhe sigurisht për të parë nëse kandidatët emrat të cilëve dorëzohen nga subjektet politike janë në përputhje me nenin 31 për zgjedhjet e përgjithshme “, tha Elezi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark