×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës

    Insajderi
    22 August 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Kosovës, përfundon nesër më 23 gusht.

    Nëse nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.

    Ndërkaq, mbi gjashtë mijë kërkesa, tashmë janë parashtruar për të konvertuar patentë-shoferët ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

    6043 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më 20 gusht për konvertim të patentë shoferëve. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark