Policia në Prizren në ndjekje të autobusëve dhe minibusëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Prizren në ndjekje të autobusëve dhe minibusëve

    Insajderi
    02 March 2016 - 00:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qysh në orën 07:00, Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka një aksion  të rëndësishëm. Do t’i vihet pas autobusëve dhe minibusëve. Ka një arsye për këtë.

    Sipas zëdhënësit të Policisë në Prizren, Hazir Berisha, policia ka vërejtur se autobusët dhe minibusët nuk kanë disiplinë në komunikacion e që ka sjellë aksidente edhe fatale.

    “Për këtë arsye qysh nesër, pra të mërkurën në orën 07:00 do të fillojë plani operativ që si qëllim është vënia e rregullit në qarkullimin e transportit publik në Prizren”, ka thënë Berisha, për Klan Kosovën.

    Sipas tij, theksi i veçantë i Policisë do të jenë autobusët dhe minibusët.

    “Është vërejtur që ka një numër të madh të kundërvajtjeve nga autobusët sikurse parkingjet ilegale, mos respektim i përparësisë së kalimit dhe gjëra të tjera”, ka thënë Berisha, raporton Insjaderi.

    Të tjera shkelje që do të tentohet të zihen mat nga Policia janë përdorimi i telefonit nga ana e shoferëve të autobusëve apo minibusët që qarkullojnë ilegalisht si transport publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark