Në Bruksel nesër pritet që të vazhdojë procesi i negociatave Kosovë – Serbi. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Në këto bisedime pritet të diskutohet për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes, por assesi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Në këtë raund të bisedimeve nuk do të bisedohet për çështjen e Asociacionit dhe për këtë çështje nuk është biseduar as në raundet e kaluara ashtu siç ju kemi njoftuar. Ju bëjmë me dije se lajmet e lansuara nga pala tjetër se gjoja do të bisedohet për këtë temë janë të pasakta”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Insajderi.com