Nesër seanca plenare ku do të votohet për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nesër seanca plenare ku do të votohet për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

    Insajderi
    27 April 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite është edhe propozimi i 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, raporton Gazeta Express.

    Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Rendi i ditës

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
    6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,
    7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
    8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark