Marta Kos paralajmëron takim në Shkup, përfshirë Kurtin dhe Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marta Kos paralajmëron takim në Shkup, përfshirë Kurtin dhe Vuçiqin

    Insajderi
    30 June 2025 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin.

    Në samit do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    “Mezi pres të jem në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo, teksa falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski për organizimin e samitit.

    “Plani ynë i Rritjes tashmë po përmirëson jetën në të gjithë rajonin, por ne mund të bëjmë më shumë! Nesër do të ketë të bëjë me ofrimin e më shumë dhe më shpejt”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark