Nesër vazhdon "episodi i pafundmë" i seancës konstituive, Haxhiu sërish kandidate - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër vazhdon “episodi i pafundmë” i seancës konstituive, Haxhiu sërish kandidate

    Insajderi
    04 May 2025 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca konstituive do të mbahet për të njëmbëdhjetën herë, në një tentim për ta konstituuar atë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Lëvizja Vetëvendosje, e kritikuar për kokëfortësi, nuk e ka lëkundur propozimin e saj për kryekuvendar- Albulena Haxhiun.

    Haxhiu nesër do të propozohet sërish për të paren e Kuvendit, e cila s’po arrin t’i bëjë më shumë se 57 vota. Për zgjedhjen e kryetarit, nevojiten 61 vota.

    Lëvizja Vetëvendosje ka 48 ulëse aktualisht në Kuvend.

    Në njërat nga seancat e pafundme konstituive u propozua edhe votimi në mënyrë të fshehtë, gjë për të cilën pati shumë kritika. U interpretua si anti-Kushtetuese.

    Nesër nga ora 10:00 (e hënë) deputetët do të mblidhen sërish në një përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark