Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, Edi Rama: Moment historik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, Edi Rama: Moment historik

    Insajderi
    27 January 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjedhë ditën e nesërme, qeverinë e re teknike që do të udhëhiqet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

    Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë një mesazh vlerësimi për kreun e partisë “Bashkimi Demokratik për Integrim”, Ali Ahmeti, ku shkruan se ai ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve.

    “Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama.

    Kujtojmë që të dielën Kuvendi do të zgjedh Qeverinë Teknike me kryeministër Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive.

    Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark