Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

    Insajderi
    18 September 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

    Kumnova përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

    Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

    “Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark