Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Izraelit.
Netanyahu u shpreh se Izraeli nuk do të ketë sukses në lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza pa presion ushtarak, shkruan Sky News.
“Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak. Dhe ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa presion ushtarak.”, tha ai.
Netanyahu deklaroi më herët se Izraeli “do të vazhdojë të luftojë” dhe “po e zgjeron luftën në ditët në vijim”.