Netanyahu: Kemi rrethuar Gazën dhe kemi vrarë mijëra pjesëtarë të Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu: Kemi rrethuar Gazën dhe kemi vrarë mijëra pjesëtarë të Hamasit

    Insajderi
    11 November 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Benjamin Netanyahu ka thënë se forcat izraelite kanë përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës dhe ka pranuar se po zhvillohen luftime afër spitalit Al Shifa, nën të cilin Izraeli pretendon se Hamasi ka ndërtuar bazë ushtarake.

    Kryeministri izraelit ka thënë se Izraeli ka vrarë “mijëra” luftëtarë të Hamasit, duke i llogaritur edhe ata që ishin pjesë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, e që lanë të vdekur rreth 1200 njerëz, shkruan BBC.

    Tutje, ai tha se Izraeli do të mbajë kontrollin ushtarak të Gazës pas luftës, ngjashëm si në Bregun Perëndimor.

    Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, kanë thënë se shpëtimi i pengjeve dhe “çrrënjosja e Hamasit” janë top-prioritete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark