Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi një paralajmërim të ri për Iranin të hënën, duke thënë se “nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë”.
Netanyahu, në një deklaratë video në anglisht, iu drejtua popullit të Iranit dhe paralajmëroi se qeveria e tyre po i afronte ata “më pranë humnerës”. Netanyahu tha:
Nuk ka ku nuk do të shkojmë për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për të mbrojtur vendin tonë.
Ai tha se Irani dhe Izraeli do të ishin në paqe kur Irani të jetë “përfundimisht i lirë”, gjë që ai tha se “do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit”.
“Gjithçka do të jetë ndryshe.Dy vendet tona, Izraeli dhe Irani, do të jenë në paqe. Irani do të lulëzojë si kurrë më parë“, tha ai.