Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

    Insajderi
    09 October 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump e meritonte Çmimin Nobel për Paqen, disa orë pasi ky i fundit njoftoi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

    “Jepini Çmimin Nobel për Paqen Donald Trumpit, ai e meriton!”, shkruhej në llogarinë zyrtare në X të Zyrës së Kryeministrit.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kanë nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

    “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”, tha Trump.

    Ai theksoi se të gjitha palët do “të trajtohen në mënyrë të drejtë”.

    Presidenti amerikan e përshkroi momentin si një “ditë të madhe” për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, vendet përreth dhe SHBA-në.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark