Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e eleminimit të Liderit Suprem të Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e eleminimit të Liderit Suprem të Iranit

    Insajderi
    16 June 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

    Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC News, Netanyahu thotë se çdo plan i mundshëm për të vrarë udhëheqësin iranian “nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do ta përfundojë atë”.

    Dhe, i pyetur drejtpërdrejt nëse Izraeli do ta shënjestrojë udhëheqësin suprem, Netanyahu përgjigjet: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”.

    “Ne kemi shënjestruar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë”, shton ai. “Kemi ende punë për të bërë në vende të tjera”.

    Lideri izraelit gjithashtu sugjeroi se vendimi i tij për të shënjestruar Iranin është bërë “në shërbim të njerëzimit” për t’u mbrojtur nga kërcënimi i supozuar bërthamor i Iranit.

    “Sot është Tel Avivi, nesër është Nju Jorku”, thotë ai. “Unë e kuptoj Amerikën së pari, nuk e kuptoj Amerikën e vdekur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark