Netanyahu: Nuk ka vend në Gaza që ne nuk do ta arrijmë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu: Nuk ka vend në Gaza që ne nuk do ta arrijmë

    Insajderi
    15 November 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një video të postuar në X sot, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dha një ton sfidues, “Na u tha se nuk do të arrinim në qytetin e Gazës. E arritëm. Na thanë se nuk do të hynim në Shifa. Ne hymë”, tha ai, duke iu referuar spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.

    “Nuk ka vend në Gaza që ne nuk do ta arrijmë”, tha Netanyahu. “Nuk ka asnjë fshehje, asnjë strehë, nuk ka strehim për vrasësit e Hamasit”.

    Shefi i OKB-së për Ndihmën Humanitare tha sot se ishte i tmerruar nga raportet e bastisjes së sotme në spital, pasi mbështetja ndërkombëtare për ofensivën e Izraelit fillon të gërryhet, raporton NBC News.

    Netanyahu shtoi se ai kishte folur me Biden dhe se Izraeli nuk do të dorëzohet derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet të kthehen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark