×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu paralajmëron marrëveshje: Hamasi po dorëzohet

    Insajderi
    23 July 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hamasi ka filluar të dorëzohet dhe do të arrijmë një marrëveshje, e dobishme për të ardhmen e shtetit të Izraelit.”

    Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shpjeguar se synon të vazhdojë operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës për të liruar pengjet.

    “Unë po bëj gjithçka në fuqinë time për të respektuar objektivin e nevojshëm humanitar dhe kthimin e pengjeve dhe, në të njëjtën kohë, ruajtjen e ekzistencës së shtetit të Izraelit,” tha ai ndërsa takoi familjet e pengjeve gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

    “Unë në asnjë mënyrë nuk jam i gatshëm të heq dorë nga fitorja ndaj Hamasit. Nëse heqim dorë nga kjo, do të jemi në rrezik përballë të gjithë boshtit të së keqes të Iranit.

    Vendimet që marrim janë thelbësore për të ardhmen e shtetit të Izraelit. Sa i përket marrëveshjes për lirimin e pengjeve, marrëveshja është afër. Kjo është një shenjë e mirë dhe armiku ka filluar të lëshojë rrugë”, tha Netanyahu.

    “Unë besoj se nëse jemi të vendosur në këtë, mund të arrijmë një marrëveshje. Unë them paraprakisht se ky është një proces. Fatkeqësisht, nuk do të ndodhë menjëherë, por do të ketë faza”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark