Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po përpiqet të organizojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington DC, tha zëdhënësi i tij Omer Dostri për CNN të shtunën.
Përpjekjet për këtë takim vijnë pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi për pengjet, për të cilën si Trump ashtu edhe ish-presidenti i ShBA-së, Joe Biden kanë kërkuar kredi.
Pas lirimit të katër ushtareve femra nga robëria të shtunën, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura falënderoi Trumpin, duke thënë se “ndërhyrja e tij ka qenë e rëndësishme në ndryshimin e trajektores së këtyre negociatave”.