Netanyahu “sulmohet” nga familjet e pengjeve: Do të jetë një betejë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu “sulmohet” nga familjet e pengjeve: Do të jetë një betejë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit

    Insajderi
    26 December 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi teksa ai mbajti një fjalim ditën e djeshme mbi krizën në vend, raporton Sky News.

    Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste.

    Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

    Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit.

    “Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit.” u shpreh kryeministri, Netanyahu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark